Skip survey header
Modalitet për shikim të kufizuar Albanian

Aplikimi për emërimin nga avokati publik

Udhëzime

Ky aplikim është vetëm për një pozicion si i emëruar nga avokati publik në një Këshill të Arsimit të Qytetit. Ka katër këshilla në nivel qyteti që përfaqësojnë komunitete të veçanta të nxënësve:

  • Këshilli në Nivel Qyteti për Shkollat e Mesme (CCHS), që përfaqëson të gjithë nxënësit e shkollave të mesme publike të NYC-së;
  • Këshilli në Nivel Qyteti për Nxënësit që Mësojnë Gjuhën Angleze (CCELL), që përfaqëson nxënësit që po mësojnë anglisht;
  • Këshilli në Nivel Qyteti për Arsimin Special (CCSE), që përfaqëson nxënësit me një Program Arsimi të Individualizuar (IEP); dhe
  • Këshilli në Nivel Qyteti për Distriktin 75 (CCD75), që përfaqëson nxënësit që marrin shërbime të arsimit special në distriktin 75.

Vizitoni aplikimet për emërimin nga presidenti i bashkisë dhe avokati publik për një aplikim të veçantë për pozicionet e emërimeve nga presidenti i bashkisë në Këshillat e Arsimit të Komunitetit.

Kualifikoheni për emërim në një këshill të qytetit nëse jetoni në NYC dhe keni përvojë ose njohuri të gjera në fushën përkatëse. Nuk është e nevojshme të keni një fëmijë që frekuenton shkollën. Për detaje mbi kualifikimin, vizitoni  vendet e emërimit nga presidenti i bashkisë dhe avokati publik ose na dërgoni email në Elections2025@schools.nyc.gov

Departamenti i Arsimit do të përcaktojë kualifikueshmërinë tuaj dhe do t'ia dërgojë aplikimin presidentit të bashkisë përkatës për vendimin përfundimtar. Do të njoftoheni për vendimin e DOE me email; më pas, drejtojini të gjitha pyetjet në zyrën e avokatit publik duke telefonuar në (212) 669-7200 ose duke dërguar email në reception@advocate.nyc.gov

Ky aplikim nuk ruan të dhëna dhe duhet të plotësohet në një seancë. Këshillohet që deklarata e kandidatit të hartohet në një dokument të veçantë Word dhe dhe të kopjohet e ngjitet versioni juaj përfundimtar në seksionin e Deklaratës së Kandidati